Ish ministri i shendetesise dhe ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, ka reaguar per qendrimin e qeverise Rama ndaj sistemit shendetesor.

Permes nje shkrimi ne fb, Shehu nder te tjera eshte shprehur, se: ”Zhvillimi i Sistemit shendetesor e sherbimeve te reanimacionit nuk mund te bazohen te ndihmat, me dicka qe dhurohet prej diku, me dicka tjeter prej diku tjeter e keshtu me radhe, kjo eshte karakteristike e vendeve te…ne jemi ne Europe e larg atyre koherave tashme!

Ja reagimi i plote i Shehut:

Rama, Kryeministri i “ndihmave dhe lemoshave”, si ne Afriken Qendrore!

Se pari une desheroj te falenderoj ata qe na ndihmojne sado pak ne varferine tone te thelle te sistemit shendetesor ku na ka katandisur “shendetesia falas”, duke filluar nga ShBA per donacionin e saj te fundit ne perpjekje ndaj COVID.

Por cdo Qeveri e pergjegjeshme do te mburej me ate qe investon e krijon e jo me mizerjen qe pret me “goje hapur” ndonje therrime, si po ben kjo e jona.
Kjo qeveri po mburet se ka merre nga UNDP 31 respiratore kinez, nga Qeveria Daneze ne perdorim 30 respiratore perseri kinez, modele qe nuk e kane garancine e kompanive te konsoliduara, sic kane veturat gjermane te Qeverise.

Te njejten gje ben edhe per vaksinat COVID, duke u ngazellyer per futjen tone ne te njejten liste pritje me vendet e Afrikes Qendrore!

Zhvillimi i Sistemit shendetesor e sherbimeve te reanimacionit nuk mund te bazohen te ndihmat, me dicka qe dhurohet prej diku, me dicka tjeter prej diku tjeter e keshtu me radhe, kjo eshte karakteristike e vendeve te…ne jemi ne Europe e larg atyre koherave tashme!

Sistemi yne shendetesor, sherbimet e reanimacionit jane shume komplekse, kerkojne qindra parametra, harmonizim e pajtushmeri te pajisjeve, siguri te larte te tyre, vendimarje te stafit qe do punoje me ato per porosite qe behen, etj, gje qe nuk mund te realizohen nepermjet ndihmave, por vetem me projekte e investime.

Nje sherbim reanimacioni nuk mund te improvizohet duke zgjatur disa tuba e tela, e as mund te modernizohet me pajisje “lara-lara”, ai kerkon standarte te shumte e te vecante qe ne strukture qe nga qarkullimi i ajrit, presionet, te monitorimi kompleks, suportet respiratore e hemodinamike, laboratoret e diagnostika adeguate, uniformitet te pajisjeve te shumellojeshme qe perdoren, garanci e mirembajtje te shpejte, etj.

Vetem keshtu zhvillohet sistemi e sektoret me delikate te tij, pikerisht per t’i bere balle rasteve me te renda e ulur vdekshmerine, ndryshe do ngelesh larg niveleve europiane ashtu sic jemi sot, me te gjitha pasojat tragjike te kesaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu