Ish-ministri i Jashtëm i Shqiperise Tritan Shehu, akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka katandisur kryesimin e OSBE-së në një karikaturë. Nder te tjera Shehu shkruan ne rrjetin social te fb-se, se kjo gjë po kthehet në komedi. OSBE është një organizëm që kërkon të nxjerrë nga krizat ata që janë, Rama e ka futur vendin në një “krizë politike e institucionale” sipas Bundestagut.

Ja postimi i plote i tij:

“Shqiperia ne krize” do te kryesoje OSBE, ky eshte titulli ironik i mediave ndaj marjes dje te drejtimit te asaj organizate.
Duhej te ishte ky nje mundesi promocioni per ne dhe nje mesazh per OSBE-ne, kur ne fakt po kthehet ne nje komedi.
OSBE eshte nje organizem qe kerkon te nxjerre nga krizat ata qe jane, Rama e ka futur vendin ne nje «krize politike e institucionale» sipas Bundestagut.
OSBE ka prioritet zgjedhjet e lira e te ndershme, Rama ka zhvilluar zgjedhje te blera politike dhe nje farse «votimi» me 2019, sipas vete OSBE.
OSBE lufton per nje drejtesi eficiente, etja e Rames per ta kontrolluar ate na ka cuar ne nje dekapitim te atij sistemi, pa Gjykate te Larte e Kushtetuese.
OSBE ka si flamur pluralizmin, Rama sot perdor nje Parlament monist e antikushtetues 122-sh, me 42 «pupace» ne ate, nje qeverisje lokale sovjetesh,etj.
OSBE ka prioritet lirite e medias, te njeriut, ndersa Rama miratoi ne ate Parlament nje ligj te tipit «agjitacion e propagande», deporton individe pa asnje transparence e vendim gjykate….
Dhe keshtu mund te vazhdohet deri te nevoja qe ka OSBE per te patur si interlokutore nje Ministri te Jashteme serioze e profesionale!
Ndersa Rama e ka katandisur dhe ate ne nje ngrehine, qe nuk luan asnje rol…qe as nuk dihet se cilin ka per Minister.
Ne keto kushte ky rast i humbur vecse na vendos ne rolin e «bedelit» duke na bere qesharake, si dhe komprometon ate institucion prestigjioz.
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu