Ish Ministri i Shendetesisë Tritan Shehu, ne nje shkrim ne fb shprehet se kryeministrit Edi Rama, pas deklarates terrorizuese ne Kuvend te Ministres se Shendetesise, Ogerta Manastirliu se “…do të zgjedhim kush do të trajtohet…”, i duhet të publikoje “protokollet e vdekjes”!

Ja shkrimi i plote i Shehut:

“Ramës mbas deklaratës terrorizuese ministeriale se “…do të zgjedhim kush do të trajtohet…”, i duhet të publikojë “protokollet e vdekjes”!

Një deklaratë kjo ogurzezë e kërcënuese në kuadrin e epidemisë Covid, që i trajton qytetarët si të burgosurit e ish-kampeve naziste, ku ai “kapoja” vendoste çdo mëngjes për “punë, apo për dhomat e gazit”, gjë që më sjell disa pyetje:

– Pse po shkojmë në këtë gjendje, ku duhet vendosur kush do të marrë trajtim mjekësor, e kush jo, kur Shqipëria ka mbi 55% të shtretërve bosh?

– Pse kujtohemi tani për spitalet Rajonale, kur janë humbur muaj që mund t’i vinim ato në eficiencë për këtë përballje? Po për ambientet e reanimacionit Covid, vendi ku ndahet jeta nga vdekja, që vazhdojnë të jenë krejtësisht të pa mjaftueshme, larg standardeve e me humbje të larta njerëzore, në një kohë që shumica e tyre në vend qëndrojnë të pa shfrytëzuara e të tjerë mund të silleshin?!

– Po kujdesi parësor pse vazhdon i pa mbrojtur, i pa pajisur, pra i paralizuar, me mjekime e dignostikime të pa rimbursuara, duke përkeqësuar pacientët, e shtuar “presionin” mbi spitalet?!

– Pse nuk gjenden forma për të bërë pjesë të përballjes edhe sektorin privat, si kudo?

– Pse jemi në nivele afrikane me numrin e testimeve PCR, dhe këto të vonuara, me ato imunologjiket të harruara, ndërsa duhej të ishim në fazën e atyre PCR të shpejta?

Dhe në fund dua t’ju pyes:

1- Kush do të bëjë rolin e “kapos” që do të vendosë se cili pacient do të trajtohet e cili jo, pra për jetë a vdekje?!

2- Mbi ç’baza do të bëhet ky seleksionim: ideologjike, mbështetje ndaj Rilindjes, simpative personale, PPP, pagesave…?!Së paku, për këtë duhet të përgatisni “protokollin e vdekjes”, se atë të mjekimit nuk e keni realizuar akoma?

Por Jeta as blihet, as shitet, e askush nuk ka të drejtë ta marrë atë, ajo jepet nga Zoti e vetëm Ai mund të vendosë; detyra a shtetit është ta mbrojë me fanatizëm atë.

Çdo gjë tjetër, edhe ky seleksionimi juaj që kërcënoni është vetëm një vepër kriminale!”, shprehet ish-ministri dhe ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu