Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka denoncuar thirrjet anti-shqiptare të bëra dje në mbrëmja nga protestuesit serb në Beograd. Në një postim në rrjetin social te fb-se, Shehu publikon një video ku protestuesit ndodhen para ambasadës malazeze në Beograd dhe mes të tjerash bëjnë thirrje kundër shqiptarëve.
Gjithashtu Shehu shprehet se Presidenca shqiptare e OSBE duhet të reagojë për këtë incident.
Ja postimi i plote i Shehut:
“Mbrëmë në Beograd: «Kush nuk kërcen është shqiptar», dhe “Presidenca” e OSBE hesht! Si dikur kënga e nazisteve për hebrenjtë…. Protestat me thirrje ekstremiste ndaj Malit te Zi, mbrëmë kanë pasur elemente të tille dhe kundër shqiptarëve.
Nderkaq «Presidenca» e OSBE as nuk belbezon mbas cicerimave te dy dite me pare, asnje deklarate, asnje thirje per distancim te autoriteteve serbe, nderhyrje te tyre qe te tilla provokacione mos te perseriten e te thellohen rrezikshem.
Mbas tre takimeve per te ashtuquajturin «Shengen Ballkanik» alias «Jugosllavia e Re» me firmosjen e dokumentave perkatese dhe nga Rama per ate, lenien si «jetim» te Kosoves, natyrshem qe qarqet ekstremiste ne Serbi do te merrnin guxim e revansh per te shtyre ne realizimin e endrave te tyre anakronike e destabilizuese per te gjithe Rajonin.
Unë nuk pres që të reagoje a protestoje Qeveria jone, por se paku «Presidenca» e OSBE duhet te reagoje apo dikush duhet ta detyroje te reagoje, sepse ky eshte dhe funksioni i saj”.
ISPRED AMBASADE CRNE GORE U BEOGRADU!
Podrska za narod u Crnoj Gori!