Nga Prof. Dr. Tritan Shehu

PD ka lindur e “hapur“ edhe per te qene e “hapur–askush nuk mund ta “kyce“ ate!
Te tentosh ta „mbyllesh“, ta „kycesh“ me «brava», «shule» ate, a me cfare te te shpike fantazia nen panik, tregon se pari se nuk e njeh PD, nuk ke jetuar me idealet e vizionin e saj per asnje cast, nuk njeh objektivat e medha te saj, je shume larg saj edhe ne mentalitet, pavaresisht se ku ke qene fizikisht.

Sot per here te pare ne historine 31 vjecare te PD jo vetem qytetaret e thjeshte, militantet, antaret, por dhe gazetaret, deputetet e saj, gjejne te mbylluara dyert e „shtepise“ sone te perbashket, u mohohet hyrja ne ate.

Ngjarje unike tragjiko-komike kjo jo vetem ne historine e pluralizmit shqiptar, por jam i sigurte shume e shume me gjere ne historine e demokracive ne pergjithesi.
Veprim ky qe me kujton Don Kishotin mbi Rosinant duke luftuar me….!

Askush nuk duhet te harroje se PD u krijua si parti e hapur, per te qene gjithemone e hapur, perndryshe do te ndodhet perballe „stuhish“ te pa perballueshme demokratike.

Jo vetem Selia Qendrore e saj, por te gjitha Selite tona te degeve ne Shqiperi, qe nga dita e krijimit te tyre nuk u mbyllen kurre.
Nuk u mbyllen qe prej Dhjetorit te 1990, nuk u mbyllen as ne Shkurtin e veshtire te 1991.

Qendruan te hapura per te gjithe pa perjashtim, qe kishin nevoje per ne edhe gjate rebelimit te armatosur komunist te 1997.

Qendruan me dyer te hapura kudo, jo vetem ne Tirane, por dhe ne zonat e qytetet me te veshtira, si nje burim guximi e shprese per demokratet e shqiptaret ne terresi.

Asnjehere, ne dite te mira apo te trubullta, pushimi a pune, punimesh te brendeshme a qetesie, Kanatet e Selise sone nuk kthyen askend mbrapsh pa nje fjale, pa nje skjarim, pa nje pergjigje.

Fatkeqesisht kjo po ndodh tashme, ne keto dite Janari jo vetem per qytetarin e thjeshte, por dhe per gazetarin, deputetin, militantin, per te gjithe, duke cuar ne marrezi!

Aq e madhe qenka frika e “hapjes” sa ne menyren me komike sot u pane dhe “arkitetet” e kasaj tragjedie politike ne pritje jashte dyerve, deri sa te “fusnin” kemben nen dere.

Por dhe atehere perseri dikush nga brenda therriste nen panik:
« Kujdes, mos eshte e lyer me miell »!
Vecse perseri gabohet rende, demokratet nuk vijne te lyer me „miell“, por te vendosur ne rrezimin e cdo pengese ndaj demokracise.

Sepse te tentosh te « mbyllesh » PD, do te thote te realizosh nje krim ndaj demokracise e pluralizmit tone!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu