Ish ministri i shendetesise Tritan Shehu, ka reaguar pas njoftimit te ministres aktuale te shendetesise Ogerta Manastirliu, per ndalimin e tubimeve.

Ne nje shkrim ne fb, Shehu i eshte drejtuar ministres ne fjale, duke i kujtuar se tubimet popullore nuk jane as si kinemate dhe as si lokalet e nates, qe ministrja me mjaft zell i mban ende te mbyllura.

Ja shkrimi i plote i Shehut:

Askush nuk mund t’i ndaloje “tubimet”, aq me pak Ministria e Shendetesise.

Degjova me habi te plote Zj. Ministre te shendetesise, qe deklaronte se ndalohen “tubimet”, duke i vene ato ne nje nivel me kinemate, klubet e nates etj.
E pa besueshme kjo!
A e di kjo Qeveri se “tubimet” jane nje e drejte kushtetuese, demokratike, njerezore e pa monueshme asnjehere, edhe ne luftra…vecse ne diktatura ku ndalohen me dhune.
Ne fund te fundit a e kupton kjo Rilindje se protestat jane kunder vete politikave te saj, rrezikut te autokracise dhe…kur arrijne gjerat aty ku kane arritur nuk kane nevoje per leje.
A i shikon kjo Qeveri protestat ne vendet demokratike edhe ne kulmin e epidemive e luftrave etj.
Kjo Qeveri sic duket kerkon te lejoje vetem “talebanet” te shkaterrojne vlerat e trashegimise se ketij vendi me grumbullime masive te tyre e ne kundershtim te plote me gjendjen e epidemise.
Per kete duhej te fliste ajo Ministri e ai Komitet, jo per te ndaluar “tubimet” qe jane vite drite larg kompetencave te tyre…
Per tubimet se paku te dilte vete Kryeministri me ndonje dekret qeveritar apo “ferman” te atij palo parlamenti.
Per te qeshur dhe per te qare kjo!!!

Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu