Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster dhe ish-ministri i jashtem Prof. Dr. Tritan Shehu, ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, i cili tha se SHBA mbështet fuqimisht nismën “Ballkani i Hapur”.

Ne nje reagim ne fb, Shehu shprehet se teksa lexonte komunikimin zyrtar të Ambasadës Amerikane, nuk ka parë asnjë fjalë për “Ballkanin e Hapur”.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Përgënjeshtrohet Rama për “Ballkanin e Hapur”?

Kryeministri mbas takimit me delegacionin e DASH deklaroi se SHBA përkrah fuqimisht projektin e “Ballkanit të hapur”, duke e vendosur kështu atë çështje në qendër të vëmendjes në prononcimin e tij!

Tashti po lexoja komunikimin zyrtar të Ambasadës Amerikane për atë takim.

Asnjë fjalë për “Ballkanin e Hapur”.

Ndërsa aty flitet për çështje të tjera prioritare në marrëdhëniet bi e multi laterale Shqipëri-SHBA.

Flitet më shumë të drejtë për integrimin, Rajonin…edhe për energjinë, por jo për atë nismë të Vuçiçit.

A është ky një përgënjeshtrim për sa tha Kryeministri në emër të delegacionit të lartë amerikan, një ditë më parë?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu