Ish deputeti i PD-se per Qarkun Gjirokaster Tritan Shehu, ka reaguar mbi situaten e Covid-19 ne Gjirokaster duke e cilësuar si katastrofike, pasi sot u regjistruan 71 raste te infektuarish.

Ne nje shkrim ne fb, Shehu ben me dije faktin, se: ”Sot perseri Gjirokastra e pak populluar renditet e dyta mbas Tiranes per numrin e te infektuarve ne vend.”

Sic u be e ditur para pak, Gjirokastra ne 24 oret e fundit pati rekord rastesh plot 71 persona te infektuar me coronavirus, shifer kjo teper e madhe duke patur parasysh numrin e popullsise.

Per me shume ndiqni te plote shkrimin e plote te Shehut:

Sot perseri Gjirokastra e pak populluar renditet e dyta mbas Tiranes per numrin e te infektuarve ne vend.
Shkodra, qe eshte e treta ka me pak se gjysmen e rasteve te Gjirokastres!
Kjo gjendje, qe po merr dimensione tragjike per shendetin e jeten atyre banoreve, e ka zanafillen te aktiviteti i pa pergjegjshem, qartesisht propagandistik kriminal i rilindjes, “Retro”, i organizuar me 24-25 Tetor ne ate qytet, ne kundershtim me te gjitha rregullat epidemiologjike, te cilin une e kam denoncuar.
Por me kriminale po behet tashme heshtja e Qeverise per cfare po ndodh aty, pikerisht per ta mbajtur te fshehur shkakun e pergjegjesite, e shoqeruar kjo me mos marjen e asnje mase te vecante, gje qe po con pasojat e renda ne ekstrem.
Keshtu jam i detyruar perseri sot te perseris cfare kam kerkuar qartazi prej ditesh per tu ndermare aty, duke shpresuar qe te “zgjoj nga gjumi” ata qe duhet te veprojne:
—Shpalljen e Gjirokastres e ate Qark “Zone e rrezikut te vecante”, me nje strategji impenjimi te struturave qendrore e lokale shendetesore, hetimore e trajtuese, ne keto kushte tejet te rrezikeshmeme per shendetin e jeten e qytetareve duke arritur ne:
—Se paku 30 fishimin e numrit te testeve PCR gratis aty per qytetaret.
—Testimin e plote te personelit shendetesor ne Qark.
—Testimin e plote te personeli aresimor aty e depistim te nxenesve.
—Depistim urgjent imunologjik te te gjithe banoreve te Qarkut.
—Sigurimin menjehere ne qark te medikamenteve, burimeve te oksigjenit, diagnostikes per te semuret ambulatore me te gjithe shpenzimet gratis per ato.
—Venien ne eficience te Spitalit te Gjirokastres si Covid me kapacitetet e tij e plotesimet e domosdoshme ne pajisje, medikamente e personel.
Kerkoj gjithashtu fillimin e nje procesi te plote hetimi nga Prokuroria per “Krim ndaj Njeriut”!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu