Për ish ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu me një copë letër kërkohet ti imponohet një ngarkesë e papërballueshme shërbimit parësor.

Në një postim në fb, Shehu thotë se mjeku i familjes dhe personeli parësor nuk jane “skllever” e as pacienti Covid nuk mund te mjekohet me atë “protokoll” formal!

Ja postimi i Shehut:

Mjeku i familjes e personeli paresor nuk jane “skllever” e as pacienti Covid nuk mund te mjekohet me ate “protokoll” formal!

Duke ju kujtuar edhe sherbimin pediatrik ambulator, te lene ne harrese!

Mbasi “paresori” u la per muaj krejt jashte ballafaqimit me kete epidemi, tashti kerkohet t’i imponohet me nje “cope leter” nje ngarkese e pa perballueshme per kushtet e tyre:

–Pa asnje mase mbrojtese personale, edhe masken duhet ta sigurojne vete.

–Pa asnje mase e organizim mbrojtes te Qendrave Shendetesore per ata e pacientet, ku qarkullojne te tille Covid, te dyshuar per Covid dhe jo Covid.

–Pa siguruar mundesi levizje, vizitash e procedurash te mbrojtura mjekuese te mjekut te familjes, pediatrit e infermiereve ne banesat e pacienteve, te domosdoshme keto.

–Pa realizuar kontrollet bazale me tampon te tyre, se per ato periodike as behet fjale (psh mjeku del pozitiv, infermieres nuk i behet tamponi ose anasjelltas).

— Duke i dhene vetem dy fije “protokoll” krejt formal e surrealist per realitetitn tone dhe aq me keq ky i pa rimbursueshem ndaj pacientit, duke filluar nga tamponi te cilin ne shumice e realizojne te privati, Scaneri, analizat, medikamentet etj.

–Pa trajtim financiar te ketij personeli, si pjese e ballafaqimit aktiv me epidemine.

Ne keto kushte roli i domosdoshem i mjekut te familjes e pediatrit me personelin e tyre per pacientet ambulator ngel jo vetem nje iluzion ne 3D, por kthehet dhe ne nje rrezikeshmeri per ate personel te pa mbrojtur, si dhe per pacientet qe qarkullojne brenda Qendrave Shendetesore po te tilla kur:

–Ne terresi, por vecanerisht per gjendjen tone te perhapjes se epidemise, gjendjes spitalore, numrit afrikan te mjekeve, burimeve te kufizuara financiare etj, nje rendesi te dores se pare edhe ne perballjen Covid merr sherbimi paresor adult e pediatrik, si ne diagnostikimin e hershem klinik, ne kryerjen e tamponeve, mjekimin adeguat jashte spitalit e me tej ne ndjekjen e pasojave afat mesem e afat gjate te semundjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu