Deputeti i PD-së per Qarkun Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, e ka cilësuar një akt të rëndë ‘bllokimin e rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Shehu tha se është i befasuar që maxhoranca nuk ka pranuar që kjo rezolutë të kalojë në parlament.

Ne nje reagim ne fb, Shehu nder te tjera shprehet se: “Nuk prisja këtë qëndrim që mbajtën të majtët. Jam i befasuar sepse ata nuk pranuan që kjo rezolutë të kalojë në parlamentin shqiptar.”

Ja reagimi i Shehut:

Nuk prisja këtë qëndrim që mbajtën të majtët, i befasuar se nuk pranuan këtë rezolutë që dënon genocidin ne Srebrenicë.

Parlamenti shqiptar deri më sot s’ka kaluar asnjë dokument zyrtar për të dënuar këtë genocid, si ka bërë PE, krijon një impakt shumë të madh për Kuvendin për mos pranimin për të dënuar genocidin në Srebrenicë.

Për mua është akt i rëndë me domethënie të madhe politike.

Ky bllokim i kësaj rezolute, kur problemet në Evropë janë kaq të vështira pas agresionit fashist rus në Ukrainë, kur Serbia s’ka pranuar sanksionet kundër Rusisë, domethënë të jesh i detyruar shumë të mos pranosh të hapësh një kerkese kaq të vlefshëm që do kërkonte jo dënimin por kërkesën për falje.

Do thotë mos duash ti kundërvihesh këtyre elementëve e mos marrësh pjesë në politika paqeje.

Këtu kemi të bëjmë me nje lidhje okulte të fortë jo vetëm me Balkanin e Hapur, me Vucic padyshim me lindjen me Rusinë, lidhje që në këtë mënyrë kërkojnë e mund të krijojnë probleme negative për rajonin tonë.

Sipas qëndrimit që mbajti PS, shpresoj që nesër seanca plenare do vendosë të kundërtën, nuk do lejojnë këtë aventurizëm që të majtët sot në konferencën e kryetarëve ndërmorën.