Ish Ministri I Shëndetësisë, Tritan Shehu, në një shënim në fb e ka cilësuar si të pavend deklaratën e Ramës sot, që tha se maskat mund të lahen edhe në lavatriçe edhe mund të përdoren disa herë.

Shehu gjithashtu ka bere me dije, se: “Në Europë nuk lejohen të qarkullojne maskat nqs nuk kanë sigurinë “CE”, pra duhet të jenë të licencuara duke përmbushur një sërë parametrash mbrojtëse e jepen gratis për një pjesë të madhe të popullësisë, apo me çmime të subvencionuara për tjetrën.”

Ja shenimi i plote i Shehut:

“Ekspertëve” mbas të cilëve po fshihet Rama duhet t’u “vije goja” një ditë!

Unë personalisht nuk e besoj atë që ai tha sot, se kanë qenë “ekspertët” ata që i kishin “shkruar” Ramës disa kohë më pare ato fjalime patetike “anti maska”, të cilat tashti po përpiqet t’i “gëlltisë mbrapsh”!

Por është e domosdoshme që edhe për dinjitetin e tyre ata “ekspertë” të bëjnë një prononcim publik, ndryshe do të mbahen mend vetëm për këto.

Nqs Rama sot në absurdin e tij tha se maskat bëhen edhe me një “shami të palosur”, dikush nga ata “ekspertë” duhet t’i skjaroje se ne nuk jemi Afrikë Qëndrore dhe se maskat kanë karakteristikat, standartet, tipat e llojet e tyre, që përdoren duke filluar nga ato “kirurgjikalet” e deri te më të sigurtat e specialet sipas moshave, profesioneve, gjendjes shendetësore, etj.

Dikush nga ata duhet t’i shpjegojë se në Europë nuk lejohen të qarkullojne maskat nqs nuk kanë sigurinë “CE”, pra duhet të jenë teë licencuara duke përmbushur një sërë parametrash mbrojtëse e jepen gratis për një pjesë të madhe të popullësisë, apo me çmime të subvencionuara për tjetrën.

Dhe në fund ndonjë nga ata duhet të distancohet nga ai “promocion” i Ministrisë së Shëndetësisë, që sygjeron larjen në lavatriçe të maskave njëlloj si bre… e palara, sikur Shqipëria të ndodhej në “fundin e botës”, ku për hir të së vërtetës po na çon kjo Rilindje.

I lutem atyre ta bëjnë këtë distancim se nesër Rama dhe Qeveria do të deklarojnë përsëri: “ishin ekspertët që na sygjeruan edhe këto xhevahire”, duke ju hedhur atyre të gjithe përgjegjësinë për sa po ndodh, kur realisht përgjegjësia është kryekëput e Kryeministrit.

E tyrja qëndron kryesisht te semundja e “gojës së kyçur”!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu