Ish ministri i shendetesise, Tritan Shehu, thekson se vendi yne eshte i fundit ne Europe sa i takon menaxhimit te situates nga pandemia e koronavirusit, duke u ndalur tek vaksinimi por dhe humbjet ne njerez nga virusi.

Permes nje postimi ne fb Shehu shprehet, se: ”Degjoj nje eufori nga ana qeverisese, mbas vendimit te Pfizer per te furnizuar Covax me 40 Milion doza, pra maksimumi per 20 M vaksinime, per deri ne fund te vitit 2021.”

Ja postimi i Shehut:

Lerini Fishekzjarret per Covax, te dytat mbas atyre per 480 vaksinat “kontrabande”!

Ne fakt jemi per te “qare”, jemi ne fund te Europes per menaxhimin Covid, numrin real te humbjeve…edhe per procesin e vaksinimit!

Degjoj nje eufori nga ana qeverisese, mbas vendimit te Pfizer per te furnizuar Covax me 40 Milion doza, pra maksimumi per 20 M vaksinime, per deri ne fund te vitit 2021.

Qesharake kjo, eshte sikur te kapesh te “floket” e tua per te shpetuar.

Beni nje llogari te thjeshte, ato 20 M Vaksina jane per reth 100 shtete te botes se pa zhvilluar, qe ne baze te popullesive Shqiperise mund t’i takojne per 1000 persona per deri ne fund te vitit: dhe kjo i indukton eufori disave kur ne na duhet te vaksinojme reth 2,4 Milion qytetare, normalisht para dimrit.

Une e di, ne periudhat qe vijne Covax do te gjeje edhe te tjere prodhues, nje pjese e tyre te pa certifikuar nga EMA a FDA, por perseri….

Ju a kemi thene qe ne Shtator, mos u koncentroni vetem te Covax.

Ai angazhohet te furnizoje ne rastin me te mire deri ne 20% te popullesise se vendeve aplikante, dhe kjo per periudha te gjata, se ai eshte nje mekanizem i ngadalte, qe del edhe nga principet e sigurise medikamentoze te BE, pra nuk permush standartet europiane, eshte i destinuar per te tjera standarte.

Kjo eshte e verteta, keto jane objektivat e tij, qe jane shume nen kerkesat e pritshmerite qe duhet te kishte Shqiperia.

Prandaj, edhe tashti që fatkeqësisht jeni shume vonë prej aventurizmave tuaja, bëhuni një here serioze, thoni gjerat si janë, pranoni dështimin, kërkoni mbështetjen e te gjithëve per te bere me te mirën e mundshme ne keto kushte tejet te vështira te krijuara nga ju!

Megjithatë 25 Prilli po afron, e shume gjera do te permiresohen atehere!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu