Ish- Ministri i Jashtem dhe deputeti demokrat per Qarkun Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, permes nje postimi ne fb ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili deklaroi se ‘Rusia mbështet projektin e Aleksandër Vuçiç, ‘Open Balkan’.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Lavrov, para pak minutash zbardh ku i “fshihen kembet” Ballkanit te hapur!

Qartesisht ne Moske!

Ai deklaroi, duke u ankuar per bllokimin e hapesirave ajrore ne nje konference per shtyp, mbeshtetjen per Ballkanin e hapur.

Ai do te shkonte ne Beograd per te “bekuar” Ballkanin e hapur!

Lavrov: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, per projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”.

Eshte krejt e qarte se Rusia desheron te orientoje vendet tona te Rajonit nepermjet “Jugosllavise se Re” te Vucict, qe ka nenshkruar Traktatin e Unionit EuroAsian me ate, drejt Moskes.

Ne keto kushte eshte e domosdoshme te kerkohet nga Rama anullimi i pjesemarjes se tij ne takimin e neserm ne Oher, perpjekje ajo per te thelluar hegjemonine ekonomike e politike serbe ne Rajon, duke e devijuar te ardhmen e tij drejt Lindjes ruse.