Ish ministri i shendetesise Tritan Shehu, ka shtruar disa pyetje per qeverine rilindase per situaten e Covid-19.

Permes nje shkrimi ne fb, Shehu ka akuzuar kryeministrin Rama per ‘memecerine’ e tij ne lidhje me coronavirusin, kur vetem para pak muajsh birbiloste pambarim.

Ja shkrimi i plote i Shehut:

Po kerkohet pa sukses Kryeministri dhe Komiteti i tij Covid, kur duhej te pergjigjeshin:
–Si e shpjegojne faktin qe ne Kosove e Maqedonine e Veriut rastet e reja te infektuara dhe humbjet e jeteve kane pesuar njerenie te ndjeshme javet e fundit, ndersa ne Shqiperi qendrojme gjithemone neshifra te larta e pa tendence renie? Kjo pyetje qe ka te beje vetem me vende te Rajonit, kerkon domosdoshmerisht nje pergjigje nga Kryeministri vete. Absolutisht, kjo tregon pikerisht se asgje nuk po funksionon ne kete vend tashme, duke rrezikuar rende te ardhmen.
–Perse institucionet tona, ai Komitet qe ka “humbur gjuhen”, per te mos permendur Kryeministrin qe eshte goditur nga “afasia” per fjalen Covid, nuk thone asgje, nuk marrin asnje mase, nuk paraqesin strategji per te perballuar kete gjendje ne perkeqesim. Pergjegjesia dhe e verteta nuk mund te mbulohen duke heshtur, perkundrazi pergjegjesia thellohet edhe kur nuk vepron atehere kur kjo eshte e domosdoshme, sic eshte tashme.
–Ndersa vende te tjera si Italia, Franca etj vendosin te detyrueshme masken edhe ne ambjentet e hapura me densitet, gje qe ne e kemi kerkuar prej javesh, ne Shqiperi cdo gje eshte lene ne “renie te lire” per kontrollin e epidemise, kujdesin ndaj qytetareve, mjekimin e pacienteve. Dhe perseri ky Kryeminister e Komitet nuk dihet ku jane kur eshte fjala per Covid.
–Shteti i yne si nje shtet qesharak e thjesht fasade, jo vetem qe nuk merr masat e nevojeshme ne ate drejtim, jo vetem qe nuk thote asnje fjale per perspektiven, por nuk eshte ne gjendje as dhe te kontrolloje per zbatimin atyre pak vendimeve qe jane shpallur.
Ky nuk eshte vetem nje turp i vertete, por tregon qartesisht mentalitetin, qe dominon ne kete Qeveri dhe qe mund te permblidhet: indiferentizem i plote per fatin e njerrezve, percmim per ata.
E pafaleshme ndaj atyre qe qeverisin kjo, shume e rrezikeshme per shqiptaret ne terresi cfare po ndodh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu