Deputeti i PD Qarku i Gjirokastres Prof.Dr. Tritan Shehu shprehet se kriza në Partinë Demokratike ka qenë e gjatë që nga humbja e vitit 2017.

Bunkerizimi i PD nga Lulzim Basha ishte diçka e papranueshme. Ne nje interviste ne Fax News TV zoti Shehu komentoi edhe deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila quajti Enkelejd Alibeajn kryetar të PD. Sipas Shehut kryetarin e partisë e zgjedh anëtarësia dhe jo ambasadorët.

Kriza në PD ka qenë e gjatë që nga humbja në 2017, pastaj nga dorëzimi i mandateve, me humbjen e 2021 për të marrë një re galopante me përjashtimin e parregullt të zotit Berisha nga grupi parlamentar e pasuar nga përjashtime të tjera, pastaj me bunkerizimin e PD, absurd. Kjo krizë po zbutej nga Foltoret, Kuvendi i 11 dhjetorit dhe rezultati i 6 marsit, sot jemi në prag të Kuvendit, më pas do të zgjidhet edhe kryetari me procedurën një anëtar, një votë.

Berisha është kandidat për tu zgjedhur kryetar i PD-tha deputeti Shehu duke sqaruar se kryetarin e PD e zgjedh anëtarësia, demokratët dhe nuk e caktojnë as ambasadorët dhe askush tjetër. Është parimi bazë i PD-tha ai.