Ish ministri i shendetesise Tritan Shehu, permes nje shkrimi ne fb ka reaguar ndaj qeverise dhe kryeministrit Rama, lidhur me kontraten e vaksinave anti-covid.

Shehu e nis reagimin e tij: ”“Après mois le déluge” (mbas meje shkaterrimi), keshtu deklaronte dikur Louis XV; ne fakt ne Shqiperi “Shkaterrimin” kryeministri ne ikje e ka tashme sjelle.”

Ja reagimi i plote i Shehut:

“Après mois le déluge” (mbas meje shkaterrimi), keshtu deklaronte dikur Louis XV; ne fakt ne Shqiperi “Shkaterrimin” kryeministri ne ikje e ka tashme sjelle.
Keshtu po vepron Rama edhe me kete kontrate “sekrete” per Vaksinat!
Nje kontrate qe shpreh perbuzje e hakmarje per nje populle, vetem se qytetaret jane te vendosur te clirohen prej tij, tipike kjo per papergjegjeshmerine, deshtimin, duke tentuar te lere shqiptaret edhe pa Vaksina.
Do vijne sipas tij disa vaksina vetem deri ne fund te shkurtit si “fishekzjarre” elektorale, per reth 20 mije persona, kur Shqiperise i duhen 5,5 Milion doza per 2,4 milion qytetare.
Te tjerat e “Kontrates”, per me pak se 250 mije njerez do te fillojne te vijne nga vjeshta a dimri…duke u zvarritur dhe gjate 2022!!!
Pra mbas “ikjes” se tij ai po pregatit dhe ne kete fushe per shqiptaret “Asgje”, shkaterrim e fund; cinizem pa kufi ky ndaj nje populli, qe duhet te paguaje pse e detyroi te largohet.
Dhe nen kete furi braktisje per njerezit ai i sulet edhe partnereve, miqve tane me te mire, BE e Perendimit, me shprese se keshtu do t’i largoje nga ne, per te na lene te vetem nen goditjen e hakmarjes se tij.
Por fatmiresisht gabon, shqiptaret do te kene me Qeverine Demokratike jo vetem nje Program Vaksinimi te gjere e te mirestudjuar, por dhe te mbeshtetur ne vaksina e infrastrukture, te kordinuar edhe me partneret.
Koha e denigrimeve dhe e pa pergjegjshmerive shpejt perfundon tashme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu