Ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ka reaguar ndaj hetimit epidemiologjik të rasteve me infeksion në Shqipëri.

Ne nje postim ne fb, Shehu teksa merr si shembull Gjirokastrën, e cila dje identifikoi 71 raste të reja, ndërsa sot vetëm tre të tilla, Shehu thotë se “këto vetëm testime nuk mund të quhen”.

Ai shprehet se kjo ulje e rasteve vërehet gjithmonë “mbas reagimeve tona, qe vene gishtin mbi “bomben biologjike” rilindase te quajtur “Retro”, pergjegjese per kete katastrofe shendetesore aty… te nesermen ulen disa here si me nje celes poshte tavolines”.

Ja postimi i plotë i Shehut:

Keto vetem “testime” nuk mund te quhen!

Ne Gjirokaster dje u identifikuan 71 raste te reja Covid, per sot njoftohen vetem 3 te tille, te gjitha keto zyrtarisht bazuar mbi ate numer minimal testesh.

Pra brenda 24 oresh kemi nje ulje me 24 here!

E pa imagjinueshme dhe e pa krahasueshme kjo.

Dhe keshtu ka ndodhur dhe dite me pare kur nga 47 u kalua ne 6 apo nga 31 ne 5 e keshtu me radhe.

Dhe gjithmone kjo ndodh mbas reagimeve tona, qe vene gishtin mbi “bomben biologjike” rilindase te quajtur “Retro”, pergjegjese per kete katastrofe shendetesore aty… te nesermen ulen disa here si me nje celes poshte tavolines.

E me tej ngrihen perseri se trendi i tyre eshte ne rritje.

Ketu qartesisht nuk kemi te bejme me testime reale, as me ndonje metodike te tyre, as me logjike shkencore a profesionale.

Rezultate te tilla mund te takohen vetem ne Shqiperi si pasoje e aplikimit te nje metodike unike, asaj Rilindase, qe mbasi “shperthen bomben” kerkon te fshehe zhurmen e pasojat e saj me nje karrikature testimesh.

Por ne realitet keshtu jo vetem qe nuk fsheh dot asgje, por vetem fatkeqesisht amplifikon pasojat e renda te asaj “bombe” mbi shendetin, jeten e ekonomine e qytetareve.

Dhe ai Komitet vazhdon te heshti!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu