Deputeti i zgjedhur i Partise Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, shprehet ne nje shkrim ne fb, se keqmenaxhimi dhe korrupsioni i kushton shqiptarëve mbi 12 mijë humbje jete dhe qindra miliona euro nga xhepi.

Gjithashtu Shehu shkruan, se jemi nga vendet me vdekje shtesë ndër më të lartat në botë, si dhe ndër vendet e vetme në Europë ku askush nuk e di sa e si janë pasojat shëndetësore të qytetareve mbas Covid.

Ja postimi i plote i Shehut:

Keqmenaxhimi i epidemisë dhe korrupsioni me atë i kushton deri më sot shqiptarëve mbi 12 mijë humbje jete, shëndet dhe qindra miliona euro nga xhepi!

Një përgjigje për “trumbetat” e suksesit të qeverisë!

1- Humbjet e jetëve:

–Vdekjet shtesë në periudhën shkurt 2020-prill 2021 janë mbi 12 mijë për Shqipërinë.

Jemi nga vendet me vdekje shtesë ndër më të lartat në botë. Kjo ka ndodhur kur realisht në periudhat e “mbylljeve” kishte një ulje të ndjeshme të aksidenteve, që zënë vendin e tretë të vdekjeve, traumave në pune etj. Pra këto i dedikohen Covid.

2- Pasojat shëndetësore mbas Covid:

–Jemi ndër vendet e vetme në Europë ku askush nuk e di sa e si janë pasojat shëndetësore të qytetareve mbas Covid.

–Po kështu jemi ndër vendet e pakta që nuk ka asnjë klinikë apo strukture shëndetësore polivalente, qofte dhe ambulatore, për të trajtuar këto pasoja, të shpeshta e serioze, rimbursuar qytetarët e ekonominë, etj.

3-Humbjet financiare të qytetarëve:

–Kalkulohen minimalisht rreth 150 milionë euro shpenzimet nga xhepi i qytetarëve për mjekimin ambulator, për pagesat e larta në spitalet private, apo për të siguruar medikamente të veçanta për përdorim në spitalet publike.

–Në një kohe që shpenzimet nga xhepi i qytetarëve të mjekuar ambulatorisht llogariten mesatarisht 1500 euro për rast, nuk pati asnjë rimbursim të tyre nga shteti.

–Qëllimisht u mbajtën të mbyllura spitalet periferike duke i devijuar pacientët drejt strukturave private me çmime stratosferike, pa asnjë rimbursim, kontroll apo “tavan” nga shteti, të domosdoshme këto veçanërisht në kushtet e pandemisë.

–Qëllimisht nuk u lejua importi legal nëpërmjet vendosjes në listën e barnave të shume antiviralëve, që përdoren në botë, për t’u futur kontrabandë në Shqipëri me fitime të larta për keqbërësit e shtetarët e kompromentuar.

–Qëllimisht nuk u liberalizua tregu i testeve Covid, të shpejta apo PCR, vetëm për të krijuar monopole me përfitime të mëdha, ndërsa qytetarët paguanin e paguajnë shumë shtrenjtë.

4- Edhe vaksinat, që u ofrohen sot shqiptarëve janë shumica të pasigurta, të pa certifikuara, në sasi shumë nën mesataren europiane dhe të pa vlefshme për lëvizjen në Europë.

Mund të renditësh pafundësisht të tilla argumente, që veçse flasin për keq menaxhimin me pasoja shumë të rënda të kësaj epidemie në vazhdim, nga Rama & Co.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu