Ish ministri i shendetesise dhe nje nder mjeket me me emer te vendit tone Profesor Doktori i Shkencave Mjekesore Tritan Shehu, u ka kthyer pergjigje hipotezave dashakeqase te atyre, qe Shehu i cileson si ”papagaj te shqetesuar”.

Ne nje shkrim ne fb, Shehu u ben me dije te gjitheve, se “Betimi i Hipokratit ka qene e eshte udherrefyesi im!”

Per me shume ndiqni te plote shkrimin e Shehut:

Keshtu dua tu pergjigjem disa “papagajve”, qe dje te “shqetesuar” pyesnin a do te shpreh une gadishmerine nepermjet atij “portali” per te dhene ndihmen time ne perballje me kete epidemi te rrezikeshme.
Qe prej periudhes studentore e deri me sot, pavaresisht detyres qe kam pasur si reanimator – anestezist, drejtues i atij sherbimimi, profesor, si njohes i politikave shendetsore etj, asnjehere nuk kam shkeputur lidhjet e bashkepunimin me koleget e specialitetit tim, vendas apo te huaj, por mbi te gjitha asnjehere nuk kam neglizhuar ne ndihmen ndaj cdo kujt, qe ka pasur nevoja shendetesore.
Edhe ne kete periudhe prej janarit, kur rreziku qe po na afrohej ishte i qarte per mua, dhashe alarmin, fola, shkrova, publikova, kerkova masa urgjente pregatitore ne nivelin organizues e mjekues te lidhura me kujdesin paresor, kapacitet laboratorike, karantinizimin modern, domosdoshmerine e forcimit te sistemeve te urgjences, klinikave infektive e pa dyshim sherbimeve te Terapise Intesive, jo thjesht duke kritikuar, por paraqitur dhe alternativa reale.
Fatkeqesisht keto rane ne vesh te shurdher, disa “papagaj” ironizuan, ndonje me akuzoi per “panik”, duke humbur mbi dy muaj shume te cmuara pregatitje ne te gjtha hallkat e “luftes” qe nga parandalimi, kapacitet klinike e deri te masat mbrojtese per personelin shendetsor, i cili eshte shume i cmuar jo vetem per kete beteje, por qe fatkeqesisht ne keto vite u la ne mizerje, u kercenua, u diskriminua, per te perfunduar edhe mbas “hekurave”.
Dhe disa pjestare te asaj “orkestre”, pergjegjese per sa po ndodh guxojne te me drejtojne mua te tilla pyetje provokuese sot!
Une jam e do jem ketu, ne bashkepunim e kontakte te aferta me koleget e mi te vijes se pare Reanimatoret, me te gjitha dijet e eksperiencen time, jam ketu per te gjithe ata, qe duan te marrin mendimet e mia ne ceshtjet e organizimit e politikave shendetesore, pa asnje dallim ne keto momente te veshtira..
Une jam i bindur qe me vullnet, pune, dije, perkushtim e seriozitet kjo beteje mund te fitohet, rendesi ka me sa me pak humbje.

Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu