Ne nje shkrim ne fb ish-ministri i jashtem i Shqiperise Tritan Shehu, ka denoncuar ironikisht zv-ministrin e jashtem te ”rilindjes”. Nder te tjera Shehu thekson se ”Zv. Ministri i Jashtem deklaron me nje pamje te veshtire per ta kuptuar sa seriozisht e ka, qe eshte Budestagu gjerman ai qe nuk e lejon Kryeministrin, ate vete dhe qeverine te dorehiqen”. Per me teper ndiqni te plote shkrimin e tij: Per te qeshur apo per te qare?!
Zv. Ministri i Jashtem deklaron me nje pamje te veshtire per ta kuptuar sa seriozisht e ka, qe eshte Budestagu gjerman ai qe nuk e lejon Kryeministrin, ate vete dhe qeverine te dorehiqen.
Mund te lejoje te dorehiqet edhe vete Qeveria e Gjermanise, por jo ajo e Shqiperise.
Ky eshte interpretimi kreativ i ketij Zv.Ministri, i cili sic duket keshtu e vendos Qeverine e tij ne qender te Europes!!
Nje argument te tille ne mbrojtje te kesaj Qeverie besoj se dhe Shvejkut nuk do t’i kishte shkuar ne mendje…nqs do te jetonte ne kete epoke cudirash dhe Ministrash ne Detyre!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu