Numër i rritur të infektuarish dhe pacientësh që trajtohen në spitalet Covid në Tiranë.

Por si qëndron situata në spitalet e rretheve?

Ish ministri i shendtesise dhe mjeku Tritan Shehu në një lidhje në Skype për Ora News tha se ka një kaos total në spitalet e rretheve në të cilat trajtohen pacientë me Covid 19 pa protokoll shëndetësor duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe duke thyer rregullat epidemiologjike.

Tritan Shehu për Ora News: Është një amulli, një kaos total me spitalet periferike, një kaos që realisht dëmton jo vetëm shëndetin e pacientëve por dhe anën epidemiologjike të banorëve në nivel vendi. Ne kemi të sëmurë me Covid në spitalet periferike pa u formalizuar kjo punë kur nuk ka protokoll për trajtimin e tyre. Përshëndes ato spitale dhe stafe mjekësore në rrethe sepse më mirë trajtohen pacientët atje, afër familjeve megjithëse pa kushte sesa në një spital 100% të mbingarkuar në kapacitetin e tij me numrin e shtretërve. Por mos hapja dhe mos aktivizimi i spitaleve periferike është një krim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu