Deputeti i Partisë Demokratike, për Qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, i është kundërpërgjigjur deklaratave të sotme të socialistit Taulant Ballës, për protestën.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shehu tha se kemi të bëjmë me një diktaturë parlamentare, ku opozita nuk dëgjohet.

 “Ata në njërën anë nuk të japin fjalën, në anën tjetër kryeministri nuk vjen në parlament as të flasë dhe as të shpjegojë e të dëgjojë deputetët, nuk futen në rend të ditës kërkesat e opozitës, kërkesat e opozitës janë të detyrueshme për t’u futur dhe pastaj kur deputetët e opozitës kërkojnë fjalën dhe e kërkojnë me insistim padyshim, kërkojnë t’i përjashtojnë. Pra, kjo është diktatura parlamentare,”  u shpreh deputeti Shehu.