Ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, i ka bere thirrje te gjithe demokrateve te Qarkut qe i perfaqeson dhe drejton, qe te mos merren me asgje anesore, por te jene te bashkuar drejt fitores se madhe qe po afron.

Gjithashtu Shehu nder te tjera thekson, se: ”Ne duhet te qendrojme te bashkuar ashtu sic jemi e duhet te vazhdojme keshtu te pregatitemi per 25 prillin. Synimi jone eshte vetem fitorja. Ajo eshte jetike per Shqiperine, Qarkun tone te vuajtur, familjet tona, per te gjithe shqiptaret.”

Per me shume ndiqni te plote thirrjen e Shehut:

Te dashur miq te Qarkut te Gjirokastres!

Duke ndjekur komentet tuaja te shumta e falenderuar thellesisht per ndjenjat miqesore e bashkepunuese me mua, desheroj te theksoj:

Ne duhet te qendrojme te bashkuar ashtu sic jemi e duhet te vazhdojme keshtu te pregatitemi per 25 prillin. Synimi jone eshte vetem fitorja. Ajo eshte jetike per Shqiperine, Qarkun tone te vuajtur, familjet tona, per te gjithe shqiptaret.

Sa me pak te merremi me gjera anesore, aq me mire eshte.

Dicka mos te harrojme, diviza e strategjia e Bashes ka qene dhe eshte bashkimi i te gjitheve per kete qellim te madh, jo perjashtimet.

Dhe kete mesazh ai e konkretizoi dhe e vuri ne praktike duke i afruar te gjithe. Ai vendosi ne themel te punes sone antaresine me mendimet e voten e saj direkte, te cilat askush nuk mund t’i neperkembe.

Pra dhe neve nuk duhet te bijem ne gracken e iluzioneve ndarese, as te lejojme te infiltrojne fantazma te vjetra te tyre, pasojat e te cilave ju i keni provuar e pesuar ne kete Qark.

Te tentosh te largosh apo akoma me keq te perjashtosh, pavaresisht nga format e mekanizmat qe shfrytezohen eshte te godasesh ceshtjen tone. Edhe nqs dikush do te tentoje te na ofroje nje te tille “axhende” ne duhet t’i themi jo, ajo nuk ka asgje te perbashket me filozofine e interesat e PD, perkundrazi “con uje” ne anen tjeter.

Ne na presin beteja te medha, qe mund te perballohen vetem se bashku, ashtu si dhe me tej fitoret e medha, perseri do t’i “festojme” e kthejme ne realitete per kete vend, Qark e njerez te mrekullueshem, se bashku.

Ditet, javet e muajte qe vijne jane vendimtare per ndryshimin e domosdoshem e te pa ndalshem te 25 prillit.

Se bashku do tja arrijme!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu