Ish deputeti demokrat per Qarkun Gjirokaster Tritan Shehu, ka reaguar per situaten shendetesore ne Qarkun e Gjirokastres, qe e ka ”permbytur” Covid-19, si dhe amulline ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres.
Permes nje shkrimi ne rrjetin social te fb-se, Shehu ka akuzuar kryeministrin Rama si shkaktar dhe pergjegjes i situates ne rajonin ne fjale dhe me gjere.
Ja shkrimi i plote i Shehut:
Gjirokastra e “permbytur” nga Covid, me Spitalin e saj te “mbyllur” e sistemin ne amulli per keta paciente, qe vuajne e paguajne. Rama sic duket me deklaraten e tij se do aktivizohen spitalet e vendit e do te rimbursohen sherbimet ambulatore e ka fjalen per mbas “Qametit”!
Mbasi u humben muaj ne pajisjen e pregatitjen, vazhdon paradoksi i i mbajtjes se bllokuar te spitaleve kryesore te vendit ndaj pacienteve Covid. Shumica e pacienteve ne Gjirokaster, megjithe problemet serioze qe kane vazhdojne te qendrojne ne shtepi, duke marre aty midis shume veshtiresive nje mjekim…!
Nje pjese e tyre nepermjet hezitimit dhe veshtiresive detyrohen te transportohen ne Tirane. Disa pak infermiere vrapojne shtepi me shtepi per tu aplikuar terapite e dhena vetem nepermjet alo, alo, pa kontekt direkt me mjeket, te cilet te paket ne numer dhe ne konfuzion perpiqen te bejne me te miren e mundeshme.
Te tjere qytetare kerkojne me deshperim te sigurojne ndonje burim oksigjeni. Dhe te gjitha keto duke paguar nga “xhepi”! E njejta gje aty edhe me numrin shume te vogel te testimeve e pergjigjet mbas disa diteve. Ndersa per gjurmimin e kontakteve as qe behet fjale, edhe brenda vete familjeve.
Te gjitha keto kane bere qe Gjirokastra e Qarku te “permbyten” nga Covid dhe te semuret jo vetem te mos marrin trajtimin e nevojshem duke demtuar shendetin, por dhe te ngarkohen me shpenzime te medha financiare. Perfundimi….”avullimi” i premtimeve ne 3D te Rames dhe kalvari i qytetareve!