Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për situatën epidemiologjike në vend.

Përmes një statusi në fb, Shehu shprehet se numri i infektimeve nga Covid është shumë më i lartë se shifrat zyrtare të publikuar.

Ja statusi i plotë i Shehut:

Covid, numri i vdekjeve dhe gjendja katastrofale e vendit, nuk mbulohet dot gjate me genjeshtra.

Lexova dje me habi te thelle se Qeveri thote qe:

A–„Shqiperia ka kete vit 50% humbje jete Covid me pak se viti i kaluar“!!!

vete INSTAT deklaron 18% me shume vdekje ne periudhen Janar-Shtator 2021 nga e njejta periudhe 2020.

Numri i “vdekjeve plus”, qe jane pothuajse te gjitha nga Covid a pasojat e tij, po sipas INSTAT vitin e kaluar ishte 12000 (si 9 mujor 9000), kur Qeveria deklaronte vetem 2400.

Pra ky 9 mujor pritet te mbyllet me 10700 vdekje, me trend 14500 deri ne fund te vitit.

Humbjet ne Shqiperi prej fillimit te epidemise arrijne ne 26500, duke rrezikuar te jemi keshtu vendi i pare ne Bote per 1 million banore.

“Vdekjet plus», nuk mund te fshihen, ashtu si kerkohet te veprohet nga kjo Qeveri me publikimin e vdekjeve Covid duke:

1-Shenuar si shkaqe vdekje komplikacionet e jo patologjine baze, qe eshte Covid.

2-Shenuar si shkaqe vdekje patologjite shoqeruese te pacientit e jo shkakun shperthyes, qe eshte perseri Covid.

3-Mos rregistruar si vdekje Covid humbjet e jeteve ne banese prej tij.

4-Mos zyrtarizuar shkakun Covid te humbjes se jetes ne spitalet periferike e ato private, per shkak se formalisht ato nuk lejohen te shtrojne paciente Covid.

5-Mos njohur si shkak vdekje pasojat post Covid, e shoqeruar kjo me mos egzistencen e asnje strukture polivalente per ato, qofte dhe ambulatore, ne vend.

B–“Shqiperia ka reth 30% raste te reja ne dite e 50% te infektuar aktualisht me pak se vitin e kaluar”

Qesharak ky pretendim i Qeverise, se nderkaq pozitiviteti i testimeve qendron ne shifra tejet te larta 25-30%, kur vendet e tjera Europiane e kane nga 0,5-2%.

Kjo tregon se numri i rasteve te reja dhe i te infektuarve eshte realisht shume here me i larte se raportimet zyrtare.

Numri i testimeve duhet rritur shume here, per tju afruar nje pozitiviteti te pranueshem, gje qe pa dyshim do te ngrere disa here dhe zbulimin e rasteve te reja.

C–Dhe kulmi i ironise eshte kur kjo ulje imagjinare e shifrave i dedikohet nga Qeveria “vaksinimit te sukseshem”.

Kur aktualisht Shqiperia eshte ne nivelet e 35% te popullesise te vaksinuar, ndersa mezatarja boterore eshte 49%, duke u renditur ne fund te Europes e nga fundi i Botes.

Dhe per me teper ne Shqiperi ne shumice jane perdorur vaksina me efekte te dyshimta, te pa certifikuara.

D–Kjo Qeveri, qe kerkon te fshehe te verteten duke bere rolin e strucit, duhet te kuptoje se:

–Vertet numri i vdekjeve Covid mund te fshihet perkohesisht, por jo perfundimisht, sepse do te dalin te dhenat e „vdekjeve plus“, sic po ndodh.

–Se fshehja qofte dhe e perkoheshme e te vertetes eshte jo vetem faj shkencor e profesional, por dhe penal.

–Se ne kete menyre nuk behet asgje tjeter, vecse nuk perballohet kjo gjendje katastrofale ku kjo Qeveri e cuar vendin, duke e perkeqesuar ate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu