Ne nje postim ne fb ish deputeti demokrat Tritan Shehu, ka shprehur admirimin e tij per rezistencen e gjate te banoreve te ”Astirit”, duke i krahasuar ata me protestuesit e tjere ne bote.

Nder te tjera Shehu thekson se “Forca e koshienca e nje populli matet me forcen e rezistencen e protestes se tij ndaj arrogances, pa drejtesive, arbitraritetit, represionit, varferise e keq’qeverisjes”.

Per me teper ndiqni te plote postimin e tij:

Forca e koshienca e nje populli matet me forcen e rezistencen e protestes se tij ndaj arrogances, pa drejtesive, arbitraritetit, represionit, varferise e keq’qeverisjes.
Kjo mu kujtua mbreme duke qene me banoret e “Astirit”, duke i admiruar ata per qendresen e kurajon e demostruar prej nje viti, ne mbrojtje te prones se tyre, ne perplasje me nje projekt tashme te komprometuar ne cdo qelize te tij.
Kjo perceptohet edhe larg nesh:
–Ne Liban e te shikosh protestat masive e te admirueshme qe po zhvillohen keto dite aty per te rrezuar nje qeveri vetem se ajo guxoi te vendose nje takse per “WhatsApp”.
–Ne Kili ku vendi eshte mberthyer ne nje rezistence te fuqishme ndaj arbitraritetit te rritjes se cmimit te biletave te metrose.
–Ne Hong Kong ne perpjekje per demokraci etj.
Sa taksa, tarifa e aksiza te reja jane vendosur ne Shqiperi ne keto vite, sa here jane rritur me arogance ato ekzistueset se bashku me cmimet rekord boteror si ai i naftes, pa asnje rritje te pagave e pensioneve prej 6 vitesh?
Realiteti yne eshte sot me shqiptare te varfer, te diskriminuar ne vendin e tyre, me papunesine me te gjere e sistemin shendetesor me antisocial e te prapambetur ne Europe, me pagesat ilegale te qytetareve nder me te lartat, te shtyre ne menyre cinike drejt eksodeve.
Per te mos folur per degdisjen e vendit larg Europes, deformimin e demokracise, shkaterrimin e prones, neperkembjen e dinjitetit qytetar etj.
Besoj se kaq mjafton per te bertitur “ndal, shqiptaret meritojme me mire”!Fotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu