Ish ministri i jashtem Tritan Shehu, me rastin e 9 maj-it, Dites se Europes, ka reaguar me nje shkrim ne rrjetin social te fb-se.

Ja si e nis shkrimin e tij Shehu: “Fatmiresisht sot mbas 70 vite nga Deklarata e Schuman kjo Europe kaq shume e enderuar dhe deshiruar eshte realitet si burim paqeje, vlerash, lirish, zhvillimi e te drejtash.”

Ja shkrimi i plote i Shehut:

Fatmiresisht sot mbas 70 vite nga Deklarata e Schuman kjo Europe kaq shume e enderuar dhe deshiruar eshte realitet si burim paqeje, vlerash, lirish, zhvillimi e te drejtash.  Pavaresisht nga disa “lekundje” dhe pasiguri Europa e Bashkuar ngel e vetmja alternative, jo vetem per Kontinentin tone por dhe per paqen e stabilitetin e Njerrezimit mbare, si nje faktor konkret apo dhe si nje model i pa tjetersueshem.

Veshtiresite e momentit, kriza disa here e lidershipit ne ate, mund te krijojne disa dyshime tek skeptiket, por nuk mund te kthejne mbrapa procesin me madheshtor qe Njeriu ka projektuar, krijuar e po elaboron.

Dhe mos harrojme se kjo ender filloi te formulohej ne periudhen me te erret te historise, me 1941 ne Ventotene nga Spinelli dhe Rossi per tu bere flamur dhe realitet nga “baballaret” e Europes si Schuman, Churchil, Adenauer, De Gasperi etj.
Duhet te jemi te lumtur, krenar e optimist qe ky realitet, e vetmja alternative, familja jone e pa tjetersueshme per ne shqiptaret tashme ekziston…

Ne duhet te bejme gjithecka per te qene sa me shpejt pjese integrale e saj.
Domosdoshmeria e kesaj Europe kuptohet e spikat qarte pikerisht ne momente te veshtira sic eshte dhe ky qe po kalon Bota sot.
Pra ta bejme me te forte e te bashkuar ate!

Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu