Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me vizitën që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon në Itali.
Përmes nje postimi ne fb, Shehu shprehet se me djallëzinë e tij sot nga Firenece, Rama vë në dyshim origjinën europiane dhe të ardhmen në BE të Shqipërisë.
Ja reagimi i plote i Shehut:
Djallezia e Rames sot nga Firence – ve ne dyshim origjinen europiane dhe te ardhmen ne BE te Shqiperise:
“Pjese ose jo e BE ne do te behemi vend europian”- tha sot ai!!!
Se pari dua t’i kujtoj Rames se Shqiperia eshte vend e popull europian prej mijra vitesh, qe prej antenateve tane.
Se dyti qe Shqiperia eshte ne rrenjet e kultures europiane, e cila ka lindur mbi 2500 vite me pare ne trekendeshin Iliri-Rome-Athine.
Se treti e ardhmja ne BE e Shqiperise nuk mund te vihet kurre ne dyshim, sepse Europa eshte familja jone e ne nuk kemi pse “te behemi europiane”, ne jemi te tille e vetem te tille, ne do te behemi pjese e Europes se Bashkuar.
Dhe kete ne e kemi provuar dy here tragjikisht gjate historise sone:
Kjo eshte e verteta historike per ne, ndersa qellimi i yne i madh historik e i pa Tjetersueshem per te gjithe shqiptaret eshte vetem Brukseli e Perendimi.