Deputeti i Partise Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, ka treguar zonat e ‘lulezimit” te kanabisit ne Qarkun e Gjirokastres.

Permes nje postiimi ne fb, Shehu ka treguar me fakte dhe me emra zonash te te gjithe qarkut ne fjale.

Nder te tjera deputeti Shehu, ka theksuar se: ”Kjo baterdi nuk mund te behet pa bashkepunim te strukturave te Policise ne Qark, pushtetareve te korruptuar etj me grupet kriminale, sepse nuk eshte e veshtire per tu percaktuar e reaguar ndaj ketyre veprave te pa ligjeshme.

Ja reagimi i plote i deputetit Shehu:

Kanabisi po “lulezon” ne Qarkun e Gjirokastres, si shperblim per ata me kontribute elektorale!

Rilindja dhe segmentet e saj po e mbajne premtimin elektoral per kanabizimin e vendit.

Kush te desheroje nga policet e ndershem, pushtetaret e pergjegjeshem e te guximshem nqs ka te tille, partneret nderkombetare etj, mund te inspektojne terrenin:

Ne malet e Fushbardhes, psh ne Malin e Panjes.

Ne Kurvelesh, kullotat e maleve Gusmar, Nivic, Progonat.

Ne zonat e thella te ish minierave ne Memaliaj.

Ne zonat e Krahesit.

Ne zona te thella te Permetit.

Etj, etj, etj.

Por kjo baterdi nuk mund te behet pa bashkepunim te strukturave te Policise ne Qark, pushtetareve te korruptuar etj me grupet kriminale, sepse nuk eshte e veshtire per tu percaktuar e reaguar ndaj ketyre veprave te pa ligjeshme.

Ne fakt po perseritet e njejta skeme e viteve 2015-2017, e cila coi vetem:

–Ne pasurimin e grupeve kriminale, te drejtuesve te policise se Qarkut nga haraci prej 10-15 E, qe fshtaret u paguanin per cdo bime te mbjelle, “taksagrumbulluesve” ne Tirane, e te tjereve te lidhur me ata.

–Ne shkaterrimin ekonomik te fshatareve, qe braktisen e sakrifikuan aktivitetin normal bujqesor e blektoral te tyre.

–Ne skallaverimin e tyre si pasoje e terrorizimit, qe akoma vazhdon tu behet nga Pushteti per kanabisin e mbjelle.

Kush nga ata qe duhet te reagojne ndaj kesaj gjendje nuk reagon, eshte ose i perfshire ose frikacak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu