Sot ne ate “Kuvend”, duke folur per Koronavirusin Kryeministri shprehu cinizmin e tij ndaj jetes a vdekjes se qytetareve, konsiderimin e tyre prej tij sikur te ishin sklleverit e dikurshem te faraoneve, a me keq akoma….-Keshtu e nis shkrimin e tij ne fb ish deputeti demokrat dhe ish ministri i shendetesise Tritan Shehu. Reagimi i Shehut erdhi menjehere pas asaj c’ka kryeministri Rama ”birbilosi” ne Kuvendin e Shqiperise.

Ja shkrimi i plote i Shehut:

Sot ne ate “Kuvend”, duke folur per Koronavirusin Kryeministri shprehu cinizmin e tij ndaj jetes a vdekjes se qytetareve, konsiderimin e tyre prej tij sikur te ishin sklleverit e dikurshem te faraoneve, a me keq akoma….
Ai foli me gjuhen e Kim Jong-unit ndaj rrezikut per shtetasit, per mundesine e vdekjes nga Koronavirusi, duke permendur me indiference e nenvlehtesim shifren shume te larte te mortalitetit te tij prej 2,3%, kur gripi i zakonshem e ka 0,1%.
Ne fakt sipas te dhenave te sakta kjo shifer vertitet ne vendet e zhvilluara nga 2-3% (Italia e ka reth 3%), ndersa ne vendet me sistem shendetesor jo efikas si i yni, qe renditet i fundit ne Kontinent, mund te arrije 10-25% (Irani).
Ai gjithashtu mburet se nga fondet e sistemit shendetesor jane dislokuar 1 Milion E, qesharake kjo, kur Kryeministri i Italise deklaroi dislokimin nga fondi i shtetit te 3,6 Miliard E per te luftuar kete epidemi.
Dhe cudia tjeter per te justifikuar mungesen totale te materialeve mbrojtese si maska, dorreza, cizme, disifektante e me tej veshjet speciale, ai ben nje “zbulim” qe maskat nuk te mbrojne, duke harruar se eshte Task i tij qe prej dy javesh vetem per maskat flet, por jo per ato te nevojeshmet, qe jane profesionalet.
Ne fund ai evokoi si sukses te madh berjen e vetem 31 ekzaminimeve laboratorike ne vendin tone, qe jane nje “vrime ne uje” ndaj nevojave, ndersa Italia aplikon mijera e mijera te tilla.
Ndersa Kujdesin paresor, Karantinen, kapacitet Spitalore, Pajisjet speciale etj etj i harroi..,qytetaret tane keshtu jane krejt te pa mbrojtur e nen nje diskriminim te thelle.Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu