Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në pragun e hapjes së hapjes së sesionit të ri parlamentar në Shqipëri. Shehu e ka cilësuar këtë sesion të ri që do të hapet më i “zi” nga sa u mbyll i kaluari.

Deputeti demokrat është shprehur se qëllimi kryesor i bashkëpunimit Rama-Alibej është shkatërrimi i opozitarizmit në Shqipëri, e cila po bëhet në bazën e letrave të falsifikuar.

Ja postimi i plote i Shehut:

Rama dhe pupaci i tij Alibejaë minuesit e parlamentarizmit!

Neser sesioni i ri do te hapet edhe me “zi” nga sa u mbyll i kaluari.

Nje Kuvend qe nuk respekton as rregulloren e tij, as ligjet, qe vete ka miratuara, as te drejtat e deputeteve, as Kushtetuten…

Nje Kuvend qe bllokon komisionet e tij…

Qe bllokon inisiativat e deputeteve, dhe kur keto denojne genocidin serb ne Kosove.

Ku dhe Komisioni i Jashtem lejohet te diskutoje vetem per „krimbat e detit“!

Por ka dhe me keq..

Nje Kuvend, qe nen „shkopin e dirigjentit“ e perkuljet e “pupacit” ka vetem nje qellim, te shkaterroje opoziten ne parlament, ta percaje ate, ta emeroje ate, perberesit e saj.

Kjo edhe nepermejt debateve te shtirura e te parapregatitura te Rames me argatin, percaresin e opozites….nje fare Alibeja ky.

Por fatkeqesisht qe neser publiku do te njihet me “mrekulli”, te tjera, RamaëAlibeja.

Letra te fallsifikuara ne emer te grupit te PD, te firmosura nga uzurpatori i pa cipe i tij.

Qe do te duartrikiten nga Rama&Co.

Me perjashtime e denime te tjera deputetesh keto.

Ne kundershtim te plote me regulloren, Kushtetuten, demokracine, te drejtat e deputetit.

Te sjella keto aty si skuth nga ai, qe Rama e “ushqen” pikerisht per te mbajtur ne amulli grupin tone.

Jo PDëne, se aty nuk deperton dot as Rama, as “gjethja e tij e fikut”, e keq perdorur ne ekstrem…edhe per te fshehur ato cfare ka nden ate!

Ne thelb te tilla veprime me shume se cdo gje cenojne parlamentarizmin shqiptar.

Kuvendin tone, e deformojne thellesisht ate, perdhosin deputetet.

Keto synojne edhe t’i “tredhin” ligjvenesit, per t’i kthyer ne “eunuket” e rregjimit.

Kjo me kontributin e cmuar te krye “enukut” te zi te Sulltanit.

Se Sulltanet ne histori krye eunukun e tyre e kishin gjithmone te Zi.