Ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, ne nje shkrim ne fb ngre alarmin e boshatisjes te Qarkut Gjirokaster. Shehu thekson se vetem 42 % e popullsise te regjistruar jetojne ne qarkun ne fjale, sepse te tjeret jane larguar.

Per me teper ndiqni te plote shkrimin e tij:

Ky qark, me vlera te medha kulturore, perendimore, ekonomike, historike etj, i cili pati nje zhvillim te madh ekonomik e social ne vitet e para te demokracise, tashti eshte perfshire ne nje varferi, pa punesi me pasoje braktisjen masive te tij.
Sot banoret aktuale aty zene vetem reth 42 % te te regjistruarve.
Vdekjet per 1000 banore jane ne 12,5 individe, ndersa lindjet 8,6, pra pa llogaritur eksodin masiv kemi nje ulje te popullesise prej 3,5 individe ne Qark.

Mosha mezatare e ne ate Qark eshte 38 vjec, me e larta ne Republike.
Kjo vjen si pasoje direkte e braktisjes masive te asaj zone, me reth 7000 banore ne vit, kryesisht nga te rinjte, e lidhur kjo me papunesine e thelle aty, mungesen e perspektives, ndersa bllokohet edhe perkrahja ekonomike etj.
Mbi 50% te aktiviteteve ekonomike ne Qark jane mbyllur ne keto pak vitet e fundit, pa asnje investim te ri serioz.

Bujqesia e blektoria, deget me te rendesishme ekonomike aty, nuk kane pasur asnje mbeshtetje zhvillues, mbeshtetja financiare ka qene qesharake vetem per disa blektore e bazuar mbi kritere korruptive e politike.
Nuk ka pasur asnje investim ne infrastrukture ne keto 6 vite, as ne rrugen Permet -3 Urat, rruga Kardhiq- Delvine e ngelur aty ku ishte me 2013-ten etj.
I vetmi investim eshte ai me nje kosto gjigande prej reth 11 ME per km ne nje distace reth 2 km ne rrugen ekzistuese nen Tepelene.

Per aeroportin e Gjirokastres as qe behet fjale.
Universiteti I atij qyteti po atrofizohet se bashku me Spitalin, ndersa spitalet e Permetit e Tepelenes praktikisht nuk jane me te tille.
Nqs vazhdohet keshtu ai Qark do te mbetet vetem si nje kujtim i larget historik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu