Ish Ministri i Shendetesise Prof. Dr. Tritan Shehu, ka akuzuar qeverine shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama per 10 mije humbje jetesh.
Shehu qe ne profesion eshte mjek e nis reagimin e tij ne fb me nje akuze te forte dhe te drejtperdrejte: ”Une akuzoj kete Qeveri pergjegjese per mbi 10 mije humbje jetesh deri tashti!”
Ja postimi i plote i Shehut:
Une akuzoj kete Qeveri pergjegjese per mbi 10 mije humbje jetesh deri tashti!
Prej marsit 2020 deri me sot keq menaxhimi i epidemise Covid i ka kushtuar Shqiperise 10 mije vdekje shtese mbi mesataren e viteve te meparshem sepse:
— Ne kete periudhe ne Shqiperi nuk ka ndodhur asgje e vecante pervecse epidemise, qe te justifikoje kete numer vdekjesh kaq te larte.
Ndersa Rama e Qeveria vetem heshtin perpara kesaj katastrofe.
Kjo eshte e verteta, qe askush nuk mund t’a mohoje pavaresisht trukeve fshehes, lojes me komplikacionet per te kamufkuar diagnozen baze, referimit per humbjet e jeteve vetem prane spitaleve Covid etj, elemente per te maskuar kete te vertete tragjike!
Perfundimi trondites:
Shqiperia renditet ne treshen boterore te vendeve me me shume humbje jetesh per 1 milion banore.
Fatkeqesisht kjo gjendje eshte ne perkeqesim duke qene:
—Shume larg shifrave zyrtare elektorale te publikuara per epidemine, qe vecse synojne te “kendohet” fitore sic benin edhe muaj me pare, kur realitetit tashme i verifikuar ishte krejt ndryshe. Mjafton per kete te dish te lexosh oshilacionin e numrave ne Shqiperi ne nje periudhe te shkureter te fundit, apo t’i krahasosh me vendet fqinje.
—Me nje nivel vaksinimi te vendeve te Afrikes Qendrore, qofte per numrin e vaksinave, qofte dhe per standartet e pasigurise se shumices dermuese te atyre te perdorura.
Fatmiresisht 25 Prilli eshte vetem pak dite larg, ndryshe do te rrezikoheshim te kalonim 20 mije vdekje shtese.