Një nga ekspertët kryesorë të shëndetësisë më në fund tregon hapur se kur do të marrë fund makthi i koronavirusit.

Në një intervistë për gazetën gjermane Welt, shefi për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge thotë se pandemia do të mbarojë në fillim të vitit 2022.

Ai tha se kjo nuk do të thotë se virusi është zhdukur.

“Por shpresoj se nuk do të ketë më ndërhyrje dhe izolim,” tha ai.

Arsyeja se përse ai është optimist? Vaksinat dhe shtimi i testimeve.

Kluge paralajmëroi që të bëhet kujdes me mutacionet e virusit, duke thënë se ato përhapen 50 përqind më shpejt dhe shkaktojnë probleme më serioze.

Sipas tij, ndoshta është e paevitueshme që të prezantohet pasaportat e vaksinimit këtë verë nga BE.

Por ai tha se ky nuk është një rekomandim i OBSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu