Kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko, me rastin e fillimit te ri te vitit akademik ne Universitetin “Eqrem Cabej”, ka percjelle nje mesazh urimi per studentet e rinj dhe stafin akademik.

Deklarata e plote e kreut te PD Gjirokaster Dasho Aliko. 

Të dashur studentë të Universitetit “Eqrem Cabej” Gjirokastër. ,

Me rastin e fillimit të vitit akademik 2019-2020, kam kënaqësinë të ju uroj fat dhe suksese të mëtejshme gjatë studimeve universitare. Në këtë ditë të veçantë, i uroj të gjithë studentët që për herë të parë i bashkohen komunitetit akademik dhe fillojnë rrugën e tyre të ngritjes intelektuale që do të ju shërbejë gjatë gjithë jetës. Duke besuar në përkushtimin dhe suksesin tuaj, ju ftoj që gjatë studimeve të përqendroni gjithë energjinë tuaj në kërkim të standardeve më të mira të studimit dhe etikës akademike. Para jush breza të shumtë studentësh kanë ngritur fuqishëm zërin dhe sakrifikuan për të mundësuar që sot ju të shkolloheni të lirë dhe në kushte shumë më të mira ndonëse ka shumë për të bërë. Këto vlera duhet të shërbejnë për ju si ideale për t’ju inkurajuar që të angazhoheni pandalshëm, të jeni kërkues, të zhvilloni mendimin kritik, të mbroni dinjitetin tuaj dhe çdoherë të respektoni mendimin ndryshe. E ardhmja është e juaja dhe ju mund ta bëni atë të jetë më ndryshe, më e mirë për ju dhe për Gjirokastrën tonë.

Ju dëshiroj një vit akademik të suksesshëm!

Me respect Dasho Aliko kryetari I PD Gjirokastër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu