Sekretari organizativ i LSI-së në Fier, Klajdi Bogdanaj akuzon kryeministrin Edi Rama, se po ndihmon që Covid-19 të përhapet në Fier. Sipas tij, prej ditësh tamponat mungojnë dhe ato që bëhen, realizohen me vonesë. Përmes një postimi në facebook, ai nënvizon se ”Ekonomia është një tjetër medalje e errët e kësaj çështjeje. Xhepat e qytetarëve fierake, çdo ditë e më shumë po rrënohen. Kosto tejet e lartë e barnave kuruese të Covid-19 po ua merr jetën për së gjalli shumë familjeve”.

Postimi i plotë

Situate emergjente ne Fier! RamaVirusi po ndihmon ne perhapjen sa me te shpejte te CoronaVirusit ne Fier! Cdo dite po behemi deshmitare te nje situate mjekesore te dale nga kontrolli. Me afrimin e dimrit, sherbimet mjekesore dhe spitalore nuk kane shtuar masat mbrojtese per qytetaret. Shume qytetare fierake kane ndjere simptoma te COVID-19 ne ditet e fundit, por po perballen krejt te vetem me kete plandemi.

Prej ditesh, tamponat mungojne dhe behen me shume vonese per qytetaret qe kane dyshime, nderkohe qe, gjate kesaj kohe, ankthi, paniku, pasiguria bejne qe cdo qytetari t’i ulet imuniteti dhe te jete me i ekspozuar nga semundja, po llogaritur ketu, rrezikun e perhapjes masive gjate kohes qe tamponet mungojne. Ka nje pergjigje per karburantin e munguar ne drejtorine e shendetit publik fier?

Pse shteti nuk blen apo shperndan nje numer te konsiderueshem tamponesh, per te perballuar nevojat shendetesore te qytetareve? Pse parate tona nuk shkojne per te mbrojtur jetet tona? Ekonomia eshte nje tjeter medalje e erret e kesaj ceshtjeje. Xhepat e qytetareve fierake, cdo dite e me shume, po rrenohen.

Kosto tejet e larte e barnave kuruese te Covid-19 po ua merr jeten per se gjalli shume familjeve. Pse shteti nuk rimburson keto ilace? Pse parate tona nuk shkojne per te mbrojtur jetet tona? Duhet veprim urgjent TANI. Me vone, mund te jete teper vone. RamaVirusi qenka ne mbeshtetje te CoronaVirusit !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu