Nje 34-vjeçar eshte prangosur nga uniformat blu te Sarandes, pasi akuzohet per vjedhjen e nje celulari dhe disa pijeve alkoolike.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi R. P., 34 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur një apart celular dhe disa pije alkoolike, në një restorant në Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.