Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë.

Ka ndërruar jetë Kledi Koka, pronar i nje anije turistike ne Sarande.

43-vjeçari u qëllua me thikë, disa orë më parë në shëtitoren e qytetit bregdetar, pranë vendit të quajtur ‘limani’. Koka kishte marrë plagë të thellë në mushkri dhe kishte humbur shumë gjak.

Nga Tirana ka mbërritur helikopteri, por ishte e kotë, pasi 43-vjeçari fatkeqësisht ndërroi jetë. Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit. Policia ka arrestuar disa orë më parë autorin, Genti alias Jorgo Golemi, 43 vjeç, peshkatar, i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe në Sarandë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Kjo pasi në vitin 2006, ai ishte arrestuar nga policia me 400 gram marijuanë, kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.

Burimet bëjnë me dije se Koka dhe Golemi ishin konfliktuar më herët për shkak të parkimit të një varke në limanin e qytetit.