Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ka sekuestruar në datë 22.7.2022 një sipërfaqe prej 679m2 tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës.

Në kuadër të procedimit penal, me nr. 297 të vitit 2021, regjistruar ndaj zyrtarve të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Sarandë, hetimet kanë avancuar duke konstatuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë në mbyllje të hetimit ka proceduar më tej me sekuestrimin e pasurive tokë shtetërore të regjistruara ne shkelje të ligjit në favor të dy shtetasve K.GJ dhe M.N.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu