Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, u proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

L. B.,28 vjeç, F. I., 32 vjeç, K. L.,25 vjeç, D. I., 26 vjeç, V. B., 47 vjeç, E. N., 23 vjeç, H. M., 27 vjeç, E. V., 36 vjeç, T. V., 34 vjeç, E. D., 35 vjeç, E. V., 25 vjeç, G. T., 19 vjeç, I. H., 25 vjeç, G. B., 50 vjeç, A. Ç., 39 vjeç, K. Z. 36 vjeç, A. K., 50 vjeç, S. Gj. 19 vjeç, R. V., 24 vjeç, F. Ç., 27 vjeç, L. Sh., 20 vjeç, Y. A., 50 vjeç dhe E. R., 49 vjeç.

Procedimi penal ndaj 23 protestuesve sipas Policisë është kryer pasi këta shtetas kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Flamurit” lagja nr.1, Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.