Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë.

Burri rreh gruan dhe tenton ta vrasë me thikë.

Fqinjët kanë njoftuar policinë në lagjen nr. 2, Sarandë, një person po ushtronte dhunë mbi bashkëshorten dhe po e kanoste atë me thikë.

Policia është nisur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në Sarandë dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ai kanosi bashkëshorten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu