Një 22-vjeçar nga Konispoli është larguar së fundmi nga shtëpia.

Ai ka humbur kontaktet me familjarët dhe ka qenë motra e tij, e cila ka bërë denoncimin në polici.

Fatjon Doda, 22 vjeç ka humbur kontaktet me familjen e tij prej disa ditësh.

Denoncimin për humbjen e 22-vjeçarit është bërë nga e motra, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Sarandës, dhe ka bërë me dije se 22-vjeçari Fatjon Doda, ka humbur gjurmët me familjen.

Njoftim i policisë:

Një ditë më parë Policia e Vlorës bëri me dije se më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë 14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç dhe se po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.