56 notarë që nga Zelanda e re, Kenia, Britania e Madhe, Irlanda, dhe për herë të parë edhe 14 notarë nga Shqipëria kanë kaluar me not Kanalin e Korfuzit.

Në këto ujëra, para 3 dekadash, këtë kanal e kanë kaluar në kushte të tjera shumë shqiptarë që për të shpëtuar nga regjimi komunist vunë si çmim jetën e tyre.

Për këtë anë të historisë së diktaturës, ky aktivitet u realizua për të 5-tin vit, për të kujtuar guximtarët e Shqipërisë atë kohë të ndrydhur, prej të cilës arritën të dilnin gjallë shumë pak persona.

Ky aktivitet që nuk i ngjan asnjë tjetri për nga iniciativa, simbolika dhe organizimi, njëkohësisht arriti të bëjë të njohur historinë e Shqiptarëve edhe përtej Oqeanit.

Albania Overboard, UNDP Albania, Albania Yachting, u kujdesën që ky organizim aspak i zakonshëm ku notarët përshkruan 2. 3 KM me not të kalonte me sukses.

Ky organizim rikthehet për herë të parë që pas bllokimit që ju bënë aktiviteteve për shkak të pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu