Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer auditime në dy institucione në Sarandë, ndërsa i është drejtuar Prokurorisë duke kërkuar ndjekje penale për disa zyrtarë.

Kështu në njoftimin e KLSH, thuhet se auditimi është bërë në  Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në Bashkinë Sarandë, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me trojet e shitura nga Bashkia Sarandë dhe kalimi i tyre në pronësi të personave privatë.

Njoftimi  i KLSH

Në kuadër të angazhimit për të luftuar pa kompromis veprimet abuzive dhe ato të mashtrimit financiar me pronën publike, me synim përmirësimin e qeverisjes publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë ushtrimit të punës audituese ka konstatuar shkelje të cilat përbëjnë vepër penale në dy institucione:

1.KLSH ushtroi auditimin tematik në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në Bashkinë Sarandë, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me trojet e shitura nga Bashkia Sarandë dhe kalimi i tyre në pronësi të personave privatë.

Rezultatet e këtij auditimi kanë evidentuar problematikat e menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, si dhe përgjegjësitë përkatëse nga tre ish-zyrtarët, veprimtaria e të cilëve ka rezultuar me mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu