Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është hedhur me kokë në det, por ka dëmtuar rëndë qafën.

E. M.  28-vjeç, nga Tepelena, i ndodhur me pushime në Sarandë, është hedhur nga trampolino me kokë në det dhe për rrjedhojë është plagosur rëndë.

Menjëherë është transportuar në urgjencën ‘Stefan Mekshi’ në Spitalin e Sarandës. Sipas bluzave të bardha i riu ka pësuar frakturë të rruazave të qafës.

Ka marrë ndihmën e parë në spitali rajonal dhe është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Shkak është bërë hedhja me koke e të riut në det.