Nje 43-vjeçar nga Saranda eshte shpallur ne kerkim nga policia, pasi ka ushtruar dhune ndaj gruas se tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. N., 43 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.