Policia e Sarandës ka kapur një 40-vjeçar që dyshohet se do të mbillte rrënjë kanabisi. Në ambientet e brerndshme të shtëpisë, u gjetën, fara kanabisi, radio marrëse e policisë dhe një granatë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar  H. S., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si rezultat i kontrollit  në banesë ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, një granatë ofensive së bashku me ndezësin, një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.