Nuk ka kuptim që nga njëra anë e lemë djallin të dali nga shishja dhe pastaj për ta rifutur thyejmë grykën e shishes duke gjakosur veten.
Lemë krimin të marrë dhenë dhe pastaj marrim masa të jashtëzakonshme policore për ta përballuar.
Çdo qytetar ka të drejtë të ketë të drejta.
Por, por, por, unë do të isha dakord që të gjithë shqiptarët të kishin detyrimin që të justifikonin brenda një periudhe ta zëmë njëvjeçare të gjitha pasuritë e tundshme dhe të patundshme që zotërojnë, kanë pas zotëruar, kanë dhuruar, kanë marrë dhuratë, kanë shkëmbyer, kanë lënë trashëgim, etj.
Këtu të futen të gjithë, deputetë, profesorë, akademikë, gazetarë, ish të burgosur, kryetarë partish, ish ministra dhe ministra, lypsarë, drejtorë, ish drejtorë, diplomatë, biznesmenë, të papunë, emigrantë që rikthehen ose kanë aktivitet në Shqipëri apo kërkojnë shërbime në atdhe! .
Një projekt që të zgjasë 5 deri në 10 vjet! Me konsensus mbarëkombëtar!
Kontroll profesional dhe qytetar. Me juri mikse specialistësh, qytetarësh, dhe financierësh!
Kjo bëhet me standarde dhe norma shumë të sakta që duhen përpunuar me shumë kujdes, të gjithëpranuara, dhe jo me aksion me punë vullnetare.
Çfarë kanë për të na dëgjuar veshët dhe parë sytë!
Sa qejf kam të deklaroj se ku i kam gjetur paratë për të blerë Audin tim që e kam blerë okazion, pasi ka bërë 400 mijë kilometra, dhe është i vitit 1996!!!
Një xhevahir është!
Kjo është sfida që të kemi një Shqipëri të pastër!
Ta rinisim Shqipërinë pastërtisht!