Fjala “zgjedhje”, sipas modelit shqiptar rilindas, nënkupton më shumë liri për grupet kriminale, grumbullim parash te të “fortët” dhe blerje votash për të siguruar mbështetje ndaj partisë në pushtet. Është një skemë që u pa në zgjedhjet e vitit 2017. Dosjet e Dibrës dhe të Durrësit treguan se pushteti politik dhe ai kriminal me afrimin e fushatave zgjedhore bëhet një, ndaj filluan tw lwvizin pa shqetsim grupet e kanabisit.

Në Itali policia sekuestroi mëngjesin e djeshëm rreth 300 kg marijuanë dhe 10 kilogramë hashash në formë çokollate. Vlera e lëndës narkotike që po transportohej me skaf në tregun italian kalon shifrën e 3 milionë eurove. Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë dhe mediat italiane shkruajnë se droga ishte nisur nga brigjet e Shqipërisë.

Droga ka arritur të thyejë dhe karantinën e vendosur mbi lëvizjen e mallrave dhe njerëzve mes Italisë dhe Shqipërisë. Pandemia e muajve të fundit nuk ka qenë kohë e artë për trafikantët e dy brigjeve. Për shkak se në ujërat territoriale nuk ka asnjë lëvizje, çdo skaf apo gomone bie menjëherë në sy dhe rojet bregdetare e kanë më të lehtë të gjurmojnë me radarë. Risku që kanë marrë trafikantët këto ditë, me këto ngarkesa ka qenë disafish më i madh se zakonisht dhe rinisja e linjave të drogës flet shumë për zhvillimet e nëntokës së krimit dhe politikës në Shqipëri.

300 kg kanabis nuk janë ndër ngarkesat më të mëdha të nisura nga Shqipëria, por është një dwrgesw jo e vogël nëse kemi parasysh se qeveria “Rama” thotë se te ne nuk ka më drogë. Produkti që u nis drejt Italisë duhet të ketë qenë ruajtur në hambarë nga viti i kaluar, i njëjti vit kur kryeministri mburrej se e kemi mbyllur kapitullin e hashashit. Sasia e kapur në Itali tregon se jo vetëm çështja e kanabisit nuk është mbyllur, por magazinat e trafikantëve duhet të jenë plotë.

Në momentin që qeveria thotë se do të legalizojë dhe mbjelljen e kanabisit për qëllime mjekësore, ekspertët e fushës e kanë kuptuar se duhet të nisin përgatitjen për mbjelljet e radhës. Ndaj mënyra më e mirë është që të heqin qafe mallin që kanë stok dhe paratë t’i kthejnë në investim për drogën që do të mbillet këtë vit. Por nisja e trafikut të drogës ka dhe një shpjegim që nuk lidhet vetëm me logjikën e tregut të lëndëve narkotike.

Zhvillimet politike në Shqipëri dhe afrimi i zgjedhjeve janë ngjarje që ndikojnë në ecurinë e trafikut të drogës. Fjala zgjedhje, sipas modelit shqiptar rilindas, nënkupton më shumë liri për grupet kriminale, grumbullim parash te të “fortët” dhe blerje votash, për të siguruar mbështetje ndaj partisë në pushtet. Është një skemë që u pa në zgjedhjet e vitit 2017. Dosjet e Dibrës dhe të Durrësit treguan se pushteti politik dhe ai kriminal me afrimin e fushatave zgjedhore bëhet një. Segmente të shtetit lejojnë trafiqet dhe mbështesin trafikantët, ndërsa këta të fundit ua kthejnë nderin me financim të fushatës dhe blerje të votave në emër të rilindjes dhe kandidatëve të saj. Ndaj dhe nisja e trafikut të drogës drejt Italisë nuk është thjesht tregues i vijimit të mbjelljes së hashashit dhe kanabizimit të vendit.

Më shumë se kaq, nisja e gomoneve me drogë drejt BE-së është shenja se segmentet kriminale në shtet po bëhen gati për zgjedhjet e radhës. Sinjalin e parë e morën në momentin që kryeministri deklaroi se do të miratojë ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësorë. Cilado qofshin qëllimet e qeverisë, hashashi nuk do të përdoret vetëm për mjekësinë, por edhe për udhwn e zakonshme drejt vendeve të Bashkimit Europian. Trafikantët e morën mesazhin që u duhej në sezonin e mbjelljes dhe me apo pa ligj do të bëjnë atë që kanë bërë çdo vit.

Ketë herë do të mbjellin edhe më shumë sepse vetë qeveria u tha që do legalizohet. Mesa duket rilindja e sheh kanabisin si zgjidhje jo vetëm për qëllime mjekësore, por edhe për të “kuruar” ekonominë e falimentuar dhe sigurisht për të manipuluar zgjedhjet.

Hapja e linjave të trafikut është nga ato lajme të cilat do të mësohemi shpesh këto kohë. Fatmirësisht një pjesë e tyre bllokohen nga pala italiane, ndërsa shteti shqiptar vijon të thotë se e ka fituar me kohë luftën kundër hashashit.

Magazinat janë plot që vitin e kaluar dhe trafikantët po gjejnë udhën hapur për ta tregtuar drejt Europës pasi mbështetjen e pushtetit e kanë marrë sepse zgjedhjet politike po vijnë. Deri në maj 2021 do kemi drogë dhe Rilindje, bashkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu