Rusia ka dhënë miratimin për një vaksinë të dytë Covid-19, sipas regjistrit të saj të ilaçeve të autorizuara.
Lajmin e konfirmoi vetë Presidenti, Vladimir Putin në një takim qeveritar ditën e sotme.

Vaksina u zhvillua nga Instituti Vektor në Siberi dhe përfundoi provat njerëzore të fazës së hershme muajin e kaluar, shkruan Reuters.

“Ne kemi nevojë për të rritur prodhimin e vaksinës së parë dhe të dytë. Ne po vazhdojmë të bashkëpunojmë me partnerët tanë të huaj dhe do të promovojmë vaksinën tonë jashtë vendit”, tha Putini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu